ZYRTARE/ Ka veshur fanellën e 3 skuadrave të Superiores, mesfushori Demir Imeri transferohet te…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 4, 2024 | 18:02

ZYRTARE/ Ka veshur fanellën e 3 skuadrave të Superiores, mesfushori Demir Imeri transferohet te…

Demir Imeri, ish-mesfushori i Kamzës, Vllaznisë dhe Egnatias në elitën e futbollit shqiptar, do të vijojë karrierën te skuadra e Shkupit që drejtohet nga trajneri Ernest Gjoka.  

Demir-Imeri

28-vjeçari rikthehet kështu në futbollin e Maqedonisë së Veriut, ku më herët ka qenë pjesë e Vëllazërimit, Rabotniçit, Shkëndijas dhe Renovës.  

Së fundmi Imeri ishte pjesë e Andijon në Uzbekistan. Bëhet me dije se mesfushori ka firmosur një kontratë 1-vjeçare me skuadrën e tij të re.  

Imeri shihet si zëvendësim për të larguarin, Ali Adem, i cili ditë më parë u transferua te Flamurtari i Vlorës. 

Mesfushori në Ligën e Parë të Maqedonisë numëron plotë 90 ndeshje, një përvojë kjo që pritet ta ndihmojë Shkupin e Gjokës.  

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"