ZYRTARE/ Goditje “big” në merkato, klubi i Kategorisë së Dytë prezanton ish-portierin e Partizanit
Skuadra e Ilirisë, që militon në Kategorinë e Dytë, ia ka nisur nga puna për ndërtimin e ekipit për sezonin e ri futbollistik, teksa ditën e sotme ka zyrtarizuar një goditje “big” në merkato. Bëhet fjalë për portierin Dashamir Xhika, i cili së fundmi ishte pjesë e Erzenit në Superiore.
35-vjeçari gjatë karrierës së tij ka qenë pjesë edhe e Kukësit dhe Partizanit, me këta të fundit arriti të shpallet edhe kampion në vitin 2019.
Gjithashtu Xhika ka mbajtur veshur edhe fanellën e Tërbunit dhe Besëlidhjas.
NJOFTIMI I ILIRISË:
KF ILIRIA njofton se eshte arritur marreveshja me portierin e njohur Dashamir Xhika.
Shum vite pjese e superliges shqiptare dhe shpallur kampion i shqiperise ne vitin 2019.
Shpresojme me eksperiencen e tij ne superlige do e ndihmoj ekipin tone drejt arritjes se objektivit.
I urojme mireseardhjen dhe sa me shume suksese.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"