ZYRTARE/ Është aktivizuar 5 ndeshje me Shpresat dhe u thirr nga Panuçi në Kombëtaren A, sulmuesi 24-vjeçar transferohet në Kinë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 22, 2024 | 21:42

ZYRTARE/ Është aktivizuar 5 ndeshje me Shpresat dhe u thirr nga Panuçi në Kombëtaren A, sulmuesi 24-vjeçar transferohet në Kinë

Sulmuesi shqiptar, Albion Ademi, i cili numëron 5 ndeshje me Kombëtaren U-21 të Shqipërisë dhe në vitin 2018 u thirr nga Panuçi në Kombëtaren A,  do të vijojë karrierën në Superligën e Kinës.   

ademi

Së fundmi Ademi firmosi me skuadrën e Tianjin Jimne Tiger për 500 mijë euro.  Vitin 2023, sulmuesi 24-vjeçar e ka kaluar në elitën e futbollit të Suedisë “Allsvenskan”. Ai ishte huazuar nga skuadra e Djurgardenit te Varnamo, teksa pjesë e këtyre të fundit ishte para se të kalonte në Kinë.  

Në edicionin e kaluar, Ademi zhvilloi 29 paraqitje në të gjitha garat, ndërsa pati tre gola të shënuar e 3 asistime.   

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"