Postuar: Gusht 10, 2024 | 14:43
ZYRTARE/ Elbasani blindon mbrojtjen, skuadra verdheblu prezanton ish-futbollistin e Teutës
Harallamb Qaqi është zyrtarisht përforcimi më i ri i Elbasanit në merkato.
Mbrojtësi ishte pjesë e Teutës në sezonin e fundit dhe tani do të nisë një aventurë të re. Ai është aktivizuar edhe me skuadra si Laçi, Kukësi dhe Kamza.
Ka qenë klubi verdheblu që nëpërmjet faqen zyrtare, ka prezantuar Qaqin, duke “blinduar” kështu repartin e mbrojtjes.
“Mirë se erdhe Qaqi! Sezonin e kaluar Qaqi e mbylli me skuadren e Teutes, dhe kete vit qendermbrojtesi do te veshe fanellen verdheblu”, ka shkruar klubi në faqen zyrtare.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"