ZYRTARE/ Egnatia forcohet në sulm, kampionët transferojnë futbollistin që e mbylli në Belgjikë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 30, 2025 | 16:37

ZYRTARE/ Egnatia forcohet në sulm, kampionët transferojnë futbollistin që e mbylli në Belgjikë

Alesandro Albanese është lojtari më i ri i Egnatias. Kampionët e kanë prezantuar sulmuesin me kontratë 2-vjeçare.

IMG_1403

Albanese ishte pa ekip në këtë verë, pasi e kishte mbyllur me Lutich. Këto të fundit luajnë në ligën e dytë belge.

Transferimi i fundit i Egnatias nuk ka luajtur më parë në Superiore. Eksperiencat e tij si futbollist profesionist janë në Belgjikë dhe Finlandë.

25-vjeçari shton kështu forcat në sulm për Edlir Tetovën. Merkato premton të tjera surpriza deri në fund.

PANORAMASPORT.AL