ZYRTARE/ E kërkonin klubet e mëdha në gjithë Europën, Nagelsman zbulon vendimin për të ardhmen pas EURO 2024: Është çështje zemre

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 19, 2024 | 12:17

ZYRTARE/ E kërkonin klubet e mëdha në gjithë Europën, Nagelsman zbulon vendimin për të ardhmen pas EURO 2024: Është çështje zemre

Julian Nagelsman u ka dhënë fund të gjitha spekulimeve për të ardhmen, duke nënshkruar një kontratë të re me Federatën Gjermane, duke konfirmuar se do të jetë në drejtimin e përfaqësueses së vendit të tij deri në Botërorin 2026.

nagelsman

Për trajnerin gjerman kishin shfaqur interesim disa prej klubeve më të mëdha në Europë, të gatshme të përfitonin nga kontrata që skadonte këtë verë pas Europianit. Bajern Mynih ishte ai që kërkonte rikthimin e tij, ndërsa Liverpuli dhe Mançester Junajtid, i kishin hapur rrugën debutimit të tij të mundshëm në Premier Ligë. Por sot erdhi vendimi për rinovimin, që u bë zyrtar nga Federata Gjermane duke i dhënë fund çdo spekulimi rreth tij.

“Ky është një vendim zemre. Është një nder i madh që të jem unë që drejton ekipin kombëtar dhe të punoj me lojtarët më të mirë të vendit”, tha Nagelsman pas firmës në kontratën e re.

Bernd Bojendorf, presidenti i Federatës Gjermane, ishte shumë i lumtur që arriti të nënshkruante me trajnerin. “Ky është një sinjal i fortë për Federatën dhe ekipin kombëtar që Julian Nagelsman do të qëndrojë trajner përtej Europianit. Pasi ai ishte në listën e shumë klubeve të mëdha në Europë. Por ekipi kombëtar është më shumë se një punë për Nagelsman, është çështje zemre”, tha ai.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"