Postuar: Nëntor 11, 2024 | 19:58
ZYRTARE/ Amorim u largua për te Junajtid, ish-futbollisti i njohur ulet në stolin e Sportingut
Xhoao Pereira është trajneri i ri i Sportingut të Lisbonës. Ish-futbollisti i njohur ka firmosur kontratë të vlefshme deri në vitin 2027.
Ish-futbollisti i njohur portugez është pasuesi i Ruben Amorim. Ky i fundit u largua për te Junajtid pasi spikati me Sportingun.
Xhoao Pereira nis menjëherë punën me skuadrën, teksa e merr në një periudhë mjaft të mirë. Klubi i ka fituar të gjithë ndeshjet në kampionat këtë sezon duke kryesuar i vetëm.
Pikërisht dhe titulli kampion në Portugali për sezonin e dytë radhazi tregohet dhe objektivi kryesor i klubit.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"