ZYRTARE/ Ajaksi me trajner të ri, skuadra legjendare holandeze i beson stolin 35-vjeçarit italian
Françesko Farioli është emëruar zyrtarisht si trajneri i ri i gjigantëve holandez të Ajaksit duke u bërë italiani i parë që merr drejtimin e skuadrës legjendare.
Farioli ka nënshkruar një kontratë trevjeçare, deri në verën e vitit 2027. 35-vjeçari është larguar nga posti i tij te francezët e Nisës, në mënyrë që të kompletojë lëvizjen.
Farioli u emëruar trajner vitin e kaluar te Nisa, duke mbërritur më 30 qershor 2023, teksa arriti ta çonte ekipin në vendin e pestë në ligën franceze. Vlen të theksohet fakti se Nisë e kishte përfunduar sezonin e kaluar në vendin e nëntë.
Ajaks do të jetë klubi i katërt në karrierën e trajnerit Farioli, pasi ka pasur edhe dy periudha në Turqi; një me Fatih Kamagumruk në 2021, dhe një tjetër me Alanjaspor midis 2021 dhe 2023.
Një tjetër rekord i Fariolit është se gjatë kohës që drejtoi në Turqi, u bë trajneri më i ri që ka drejtuar në elitën e futbollit turk.
Përfshirja e tij si profesionist shkon më larg se kaq, pasi ai fillimisht kishte punuar si trajner portierësh në Katar, përpara se të merrte të njëjtin rol me një numër klubesh në Serie A, duke përfshirë Benevento dhe Sasuolo.
Farioli, 2027 pic.twitter.com/vWN4TIIE4b
— AFC Ajax (@AFCAjax) May 23, 2024
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"