Zirkze: Nuk jam numri 9 dhe as 10, por jam një 9.5
Transferimi i Mançester Junajtidit këtë verë, Joshua Zirkze, ka zbuluar pozicionin e tij të preferuar në fushë. Sulmuesi u bashkua nga Bolonja në një transferim me vlrë 34 milionë paund muajin e kaluar.
Ai ende nuk ka debutuar për “Djajtë e Kuq”, sepse iu sigurua një pushim shtesë pas Europianit, por ka lënë të kuptohet se ku mund të luajë nën drejtimin e Erik ten Hagut. Zirkze, 23 vjeç, ka luajtur si sulmues për pjesën më të madhe të karrierës së tij, por holandezi i paralajmëroi tifozët se ai nuk është numri nëntë natyral.
Ai tha për ”The Mirror”: “Unë herë pas here zbres në mesfushë. Nuk e bëj këtë për veten time, por për të ndihmuar ekipin. Unë jam ajo që unë e quaj një sulmues fals. Jo një nr 9, jo një nr 10. Unë jam një 9.5! Kjo është loja ime. Ndoshta unë jam pak më ndryshe nga të tjerët. Por të jesh ndryshe është mirë, apo jo?”
Zirkze ka të ngjarë të startojë në ndeshjen e parë të sezonit të Mançester Junajtid kundër Fulhamit, me Rasmus Hojlundin që pritet të qëndrojë jashtë fushe për një periudhë 6 javore pasi pësoi një dëmtim muskulor kundër Arsenalit. Por Mançester Junajtid përballet fillimisht me rivalët e Mançester Sitit në Superkupën e Anglisë, ku gjithashtu do të mungojë së bashku me blerjen tjetër të kësaj vere, qendërmbrojtësin Leni Joro.
Mbrojtësi i është nënshtruar një operacioni pas një frakture të metatarsit që do ta mbajë jashtë fushës për tre muaj. 18-vjeçari u dëmtua në ndeshjen e tij të dytë për klubin e ri, në humbjen 2-1 kundër Arsenalit në miqësoren e Los Anxhelosit. Junajtid mund të bëjë një nënshkrim tjetër për të zëvendësuar francezin, me Matajs de Ligtin e Bajernit të Mynihut një opsion.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"