Zbulohet prapaskena e pabesueshme! Festa dhe foto e Mesit me Kupën e Botës është bërë me një trofe të rremë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 5, 2023 | 18:20

Zbulohet prapaskena e pabesueshme! Festa dhe foto e Mesit me Kupën e Botës është bërë me një trofe të rremë

Ka 74 milion like dhe është fotoja më e pëlqyer në histori. Por imazhi i Lionel Mesit me Kupën e Botës, teksa mbahet në krahë nga Serxhio Aguero para tifozëve në fakt sheh Mesin me një trofe të rremë në duar, të cilin ia kishte marrë disa tifozëve argjentinas në tribunë.

mesi

Prapaskena e pabesueshme është treguar nga vetë protagonistët e kësaj ngjarje, Paula Zuzulish dhe Manuel Zarto, çifti i cili ishte në stadium në Lusail dhe që zbuloi për “Clarin” se çfarë ndodhi në natën kur Argjentina u ngjit në majën e futbollit botëror.

“Pas penalltisë së fundit ne nxorëm këtë trofe dhe nisëm të festonim. Në një moment një i afërm i Paredes u afrua dhe ne e thirrëm. Ne deshëm që Leandro të firmoste trofeun për ne”.

Kështu, Kupa u zhvendos nga tribuna dhe përfundoi mes lojtarëve duke u bërë pjesë e festimeve të futbollistëve të cilët të gënjyer nga pesha thuajse identike e trofeve, nisën të bënin xhiron e stadiumit me të në dorë, përfshirë edhe Mesin. Ndërkohë, FIFA kishte marrë trofeun real duke u frikësuar se mos dëmtohej.

“Para Botërorit ne kontaktuam njerëz që bënin trofe, iu desh 6 muaj që ta bënin. Ka të njëjtën peshë si origjinali, është i mbushur me kuarc brenda dhe është lyer me ngjyrë të artë rrotull. Ka disa detaje, shenja dhe relieve që nuk janë të ngjashme, por diferenca është minimale”, shpjeguan pronarët e trofeut.

Mesi raportohet se e kishte kuptuar që ishte një trofe i rremë pasi Di Maria në një moment i tregoi pjesën e poshtme të tij, pamje që ekziston edhe në foto.

Por ndërkohë trofeu përfundoi  në duart e lojtarëve për rreth 45 minuta dhe në fund ishte Lautaro Martinez ai që ua ktheu përsëri pronarëve legjitim. “Edhe stafi i FIFA-s erdhi që të konfirmonte se nuk ishte trofeu origjinal”, shpjegoi Paula për ngatërresën e jashtëzakonshme dhe se si ata kanë në shtëpi tashmë një trofe të rremë i cili merr një vlerë të pabesueshme pas kësaj “aventure” të vogël.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"