Ylli i dytë i Interit bëhet film, Marota: Ditë historike!
“Interi me dy yje në zemër”. Ky është titulli i filmit që do t’i dedikohet skuadrës kampione të Italisë. Për këtë ka folur presidenti Xhuzepe Marota.
“Të rishoh këtë film është diçka e jashtëzakonshme. Emocionohem sa herë që i shoh këto pamje dhe adrenalina është e madhe. Atë 22 prill nuk e harroj sepse ka qenë i tensionuar dhe me dëshirë të madhe për të triumfuar. Ne po prisnim thjesht finalizimin e një rruge të jashtëzakonshme. Nuk fitohet kurrë rastësisht, në fund të fundit dalin vlerat”, tha Marota.
Numri një i Interit nuk ka dashur të kujtojë vetëm protagonistët e kampionatit të fundit të fituar, por edhe heronjtë e së shkuarës që së bashku bëjnë 20 tituj. “Dua që të falënderoj të gjithë ata që kanë dhënë kontribut, që nga Xhovani Invernizi që nisi rrugën drejt titullit të 20të deri tek Stiven Zhang, pa harruar Fraizolin, Pelegrinin dhe Moratin. Edhe trajnerët si Berselini, Trapatoni deri te Murinjo, Konte dhe Inzagi. Të gjithë njerëzit që kanë kontribuar”, ka thënë fillimisht Marota.
EMOCIONET- Ai u rikthye edhe një herë tjetër te mbrëmja magjike e derbit të Milanos. “Do ta kujtoj atë 28 prill dhe 500 mijë tifozët që kanë shoqëruar Interin në autobusin e festës në rrugët e Milanos. Futbolli është ai që shemb çdo barrierë dhe i bën njerëzit bashkë. Jam krenar që po ndërtojmë një histori të bukur”, përfundoi Bepe Marota.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"