Postuar: Korrik 28, 2024 | 12:10
Xhudistja Distria Krasniqi e nis mbarë Olimpiadën, kualifikohet në çerekfinale
Kosova konfirmohet sërish si pretendente në sportin e xhudos në arenën ndërkombëtare. Xhudistja kosovare, Distria Krasniqi, e ka nisur me këmbë të mbarë aventurën në Lojërat Olimpike ‘Paris 2024’.
Krasniqi arriti të marr një fitore me Ippon ndaj xhudistes nga Indonezia, Marjam Març Maharani e vlefshme për 52 kilogramë. Kampionia olimpike në raundin e ardhshëm do të përballet me fituesen e çiftit, Gefen Primo dhe Binta Ndiaye.
Krasniqi ka caktuar objektivin që të fitojë një tjetër medalje për Kosovën, pas suksesit që arriti në ‘Tokio 2020’ duke fituar medaljen e artë.
PANORAMASPORT.AL