Xhamal Musiala: Miroslav Klose më bëri burrë, ja pse ika nga Anglia
Në portalin “The Players Tribune”, Xhamal Musiala kujton fillimet e karrierës së tij në rubrikën “Historia ime deri tani”.Kjo filloi që në moshën 8-vjeçare. Në atë kohë, Xhamal u pranua në akademinë e të rinjve të klubit kryesor anglez Çelsi. Këtë periudhë ai mori edhe celularin e parë nga prindërit e tij. Hobi u bë shpejt të bënte “selfie” me yjet e Çelsit.
ANGLIA – “Kur mbaroi trajnimi, të gjithë lojtarët dolën nga fusha. Dhe nuk do ta harroj kurrë sesi iu afrova Andre Shyrrle. Unë isha kaq i paturpshëm. Shkova drejt te gjermani,” kujton Musiala. “Fotografia ia vlente në ar për mua”. Ai shpejt bëri “selfie” me superyjet Lampard, Drogba, Çeh dhe Terri në telefonin e tij të ri. Musiala kaloi tetë vjet në Angli me familjen e tij. Në moshën 16-vjeçare ai u kthye në Gjermani dhe u transferua te Bajern Mynih për shkak të “Brexit” (Britania e Madhe u largua nga BE).
TRANSFERIMI NË MYNIH – “Ne me të vërtetë nuk mund të merrnim përgjigje të qarta. Ishte me të vërtetë stresuese. Pikërisht në atë kohë, Bajern na ofroi mundësinë për të shkuar në shtëpi ose ndoshta duhet të them shtëpia jonë e parë. Unë e doja Anglinë. U ndjeva pjesërisht anglez, nëse jam i sinqertë, nuk është kurrë një vendim i lehtë të ndryshosh jetën tënde, por diçka në lidhje me ofertën e klubit bavarezëve dukej e natyrshme dhe ngushëlluese”. Babai i 21-vjeçarit është me origjinë nigerianobritanike, ndërsa nëna e tij gjermane me rrënjë polake. Me këtë prejardhje të çuditshme lojtari mund të kishte luajtur për katër kombëtare të ndryshme, siç e dimë të gjithë në fund ai zgjodhi Gjermaninë, e së cilës u bë menjëherë një pikë e fortë.
FILLIMI – Por etapa e parë në Mynih nuk ishte aspak i lehtë. Disa javë para se të transferohej në Gjermani ai theu nofullën e tij. Kjo është arsyeja pse ai mund të hante vetëm supë dhe lazanjat e nënës së tij për javë të tëra. Gjë që shkaktoi një traumë të vërtetë për yllin e Bajernit: “Nuk e ndjej më erën. Nuk mund ta dëgjoj më fjalën pa u sëmurë. Kam ngrënë aq shumë nga lazanjat e nënës sime sa jam i traumatizuar. Përfundova duke humbur kaq shumë peshë”. Një nga mbështetësit e tij te akademia e bavarezëve ishte Miroslav Klose. “Kjo më dha shumë motivim për t’u rikthyer në fushë dhe për t’u provuar të gjithëve në klub se kishin të drejtë të vënë bast për mua. Më duhet të falënderoj shumë Miroslav Klosen, sepse ai ishte trajneri im në U-17 dhe nuk më tregoi asnjë mëshirë. Kur ishte fjala për mbrojtjen, thjesht nuk e kuptova. Unë kam qenë i papjekur në këtë drejtim. Unë thjesht doja të sulmoja dhe të garoja dhe ai më shponte çdo ditë që duhej të mbroja,” shpjegoi “Bambi”.
“Nuk do të gënjej, herë pas here ishte bezdisëse. Por ai më bëri një lojtar më të kompletuar dhe ne kemi një marrëdhënie kaq të mirë. Pa të nuk do të kisha bërë kaq shpejt kërcimin në ekipin e parë, më bëri burrë”. Një nga këto suksese erdhi në vitin 2020, kur Musiala stërvitej rregullisht me profesionistët e Bajernit. Por çfarë e bën klubin kaq të veçantë për të? “E gjithë kultura e Bajernit, ‘Mia san Mia’ nuk është vetëm diçka që ne themi. Është e vështirë të shpjegohet derisa të futesh në dhomat e zhveshjes, por është më shumë një atmosferë familjare. Nuk mendoj se do ta kisha besuar derisa të isha atje dhe ta përjetoja atë”. Dhe çfarë duhet të ndodhë më pas? Musiala i ka idetë shumë të qarta: “Në moshën 26- vjeçare, shpresoj të kem një Kupë Bote dhe disa trofe të Champions-it në dollapin tim. Dua të kem bërë krenare familjen time”, e mbylli Xhamal Musiala.
SAIMIR MBËRSI-PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"