Vuthaj u arratis nga Egnatia, prezantohet nga klubi italian: Nuk pritëm sa të hapej merkatoja e amatorëve
Dardan Vuthaj ka mbyllur aventurën me Egnatian vetëm pas pak muajsh, pa përfunduar ende gjysma e parë e sezonit. “Panorama Sport” zbuloi se lojtari ka pasur një përplasje me klubin rrogozhinas ditët e fundit dhe për këtë arsye vendosi të largohet.Ndërkohë ai ka gjetur menjëherë skuadër dhe bëhet fjalë për një klub në Serinë D në Itali. Kieti e ka bërë të ditur vetë përmes një njoftimi në rrjetet sociale.
“FC Kieti 1922 njofton me shumë kënaqësi marrjen në punë të Dardan Vuthajt, një sulmues me përvojë dhe cilësor, i cili do të forcojë repartin tonë ofensiv. Vuthaj sezonet e fundit ka treguar se është një lojtar i kompletuar, i aftë për të ndërthurur teknikën, vizionin e lojës dhe sy për gol, karakteristika që do të jenë thelbësore për rrugën tonë të rritjes. Operacioni do të zyrtarizohet në ditët në vijim, por klubi dhe stafi teknik janë të emocionuar që mund të llogarisin në një profil të nivelit të lartë si Vuthaj, i cili sjell me vete mentalitetin dhe angazhimin e nevojshëm për të kontribuar në sukseset e FC Kieti 1922. Jemi të sigurt se ardhja e tij do të pritet me entuziazëm nga fansat tanë, të cilët do të mund ta shohin në aksion sa më shpejt të jetë e mundur. Klubi nuk ka dashur të presë deri në dhjetor kur tregu amator do të rihapet. Ai i përshpejtoi kohët duke përfunduar këtë operacion të rëndësishëm”, thuhet në njoftimin e klubit.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"