Vora marshon drejt elitës, Besa humbet terren pas rezultatit befasues. Mësoni renditjen në Kategorinë e Parë
Katër ndeshje u luajtën sot në kuadër të javës së 19-të të Kategorisë së Parë. Fitore mori Vora, Erzeni, Kastrioti dhe Apolonia.
Befasoi Besa që humbi me rezultatin 2-3 ndaj shijakasve në shtëpi. Në anën tjetër dhe nga Burreli pritej më tepër përballë Apolonisë. Kukësi dhe Lushnja ishin dy skuadrat e tjera që humbën.
Renditja provizore tregon Vorën që po marshon drejt Superiores. Kjo pasi numëron 8 pikë më tepër se Besa e vendit të tretë. Në anën tjetër Flamurtari do të përballet nesër me Pogradecin dhe nuk i lejohen hapat fals, pasi ka 5 pikë më pak se kryesuesit.
Korabi-Valbona është sfida tjetër që do të luhet nesër për të mbyllur javën e 19-të.
Renditja provizore e Kategorisë së Parë, pas ndeshjeve të 19 janarit.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"