Vora i tregon “dhëmbët” Flamurtarit në miqësore dhe përforcon sulmin me një ish- lojtar të BATE Borisov

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 29, 2024 | 12:32

Vora i tregon “dhëmbët” Flamurtarit në miqësore dhe përforcon sulmin me një ish- lojtar të BATE Borisov

Vora është në kulmin e përgatitjeve për fillimin e sezonit të ri, ku padyshim objektivi është madhor për këtë edicion, ku kërkohet ngjitja historike në Superiore. Investimi i kryer deri tani nga klubi shkon në funksion të qëllimit dhe përgatitjet aktuale tregojnë se skaudra nën drejtimin e trajnerit Arian Bellai është në rrugën e duhur.

nuredin vora

Pas humbjes në testin e parë veror me Elbasanin, vorakët kanë fituar tri miqësoret e radhës. Fillimisht triumfuan 1-0 kundër Dinamos dhe pas fitores 2-1 me Skënderbeun, të shtunën Vora ka mundur rivalin direkt në të Parën, Flamurtarin në shifrat 1-0. Edhe pse kanë afruar pesë futbollistë, merkatoja e vorakëve mbetet e hapur dhe sot pritet që të vijë “goditja” e radhës, ku bëhet fjalë për një sulmues të ri që ka luajtur në Bjellorusi edhe për BATE Borisov. Vora ka arritur akordin me ish-futbollistin e Bate Borisov, Idris Nuradin, i cili nga janari është pa ekip. Drejtori sportiv i Vorës, Bazjon Tragaj, e ka konfirmuar për “Panorama Sport” këtë lëvizje të fundit në merkaton e verës.

“Merkatoja e Vorës mbetet e hapur dhe së fundmi kemi gjetur akordin me një sulmues nigerian, i cili ka luajtur në elitën e futbollit bjellorus. E presim që të vijë për të mbyllur marrëveshjen dhe për ta prezantuar më pas”, u shpreh drejtori Tragaj për gazetën. 22-vjeçari nigerian luan si sulmues i djathtë  dhe karrierën e tij e ka ushtruar në Bjellorusi, ku ka luajtur për Bate Borisov, Sorgon, Arsenal Dzerzhinsk. Pas nigerianit, Vora pret të tjera afrime deri në mbyllje të merkatos së verës.

 

VORA – FLAMURTARI 1-0

GOLI: Geci 72’

 

VORA: Ruci, Ismaili, Imami, Shehi, Geci, Tabaku, Sefa, Lika, Ntepe, Aneni, Ruzgis;(U aktivizuan: Jata, Avdiu, Rashiti, Xhabafti, Shani, Marinaj, Hasrama, Hoxha) Trajner: Arjan Bellai

FLAMURTARI: Frashëri, Kacbufi, D.Pjeshka, Hasa, Allmuça, Batha, Metani, P.Pjeshka, Kobian, Oshafi, Hoxhaj;(U aktivizuan: Diamanti, Selimi). Trajner: Andrea Agostineli

Gjyqtarë: E. Kotomelo, A. Sula, E. Zaçellari

Takimi miqësor midis Vorës dhe Flamurtarit përfundoi me rezultatin 1- 0 në favor të skuadrës vorake. Në pjesën e parë, të dy ekipet luftuan fort dhe patën raste për shënim. Vora dhe Flamurtari rrezikuan portat respektive, por pa mundur të gjenin golin. Në pjesën e dytë, tempi i lojës ra disi dhe futbollistët shfaqën shenja lodhjeje. Mbase nga ngarkesa stërvitore që kanë marrë, por edhe temperaturat e larta. Kështu që, trajneri i Vorës ishte i pari që bëri 4 ndërrime për të freskuar ekipin. Ndërsa trajneri Agostineli preferoi të bëjë vetëm 2 ndërrime te Flamurtari. lonjatët kishin një stol të varfër. Loja vazhdoi e bukur deri në minutën e 72-të, kur Geci me një aksion personal nga e majta e sulmit shënon golin e vetëm që i dha fitoren Vorës. Vorakët, që kishin një stol të larmishëm, aktivizuan 8 futbollistë të tjerë në pjesën e dytë. Vlonjatët nuk ia dolën të shënonin as golin e baraspeshës. Me fitoren e Vorës u mbyll i gjithë takimi, ku kryeqytetasit u treguan kuqezinjve se kush është pretendenti kryesor për ngjitjen në Superiore.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"