VOLEJBOLL FEMRA/ Skënderbeu do festën në Korçë, sot finalja e tretë kundër Tiranës
Superliga e volejbollit të femrave do të zhvillojë finalen e tretë të “play off”-it, ndërmjet Skënderbeut dhe Tiranës. Tashmë sfida do të zhvendoset në pallatin e sportit “Tamara Nikolla”, sot në orën 17:00.
Një përballje që mund të mbyllë zyrtarisht edhe llogaritë e titullit, pasi vajzat e Orlando Kojës siç dihet kryesojnë 2- 0 me ndeshje dhe në rast të një tjetër suksesi do të kurorëzoheshin kampione të Shqipërisë përpara publikut të tyre të zjarrtë. Skënderbeu fitoi aktin e parë në shtëpi me rezultatin 3-0, ndërsa shkëlqeu edhe në finalen e dytë në kryeqytet, duke triumfuar 1-3 edhe në “Asllan Rusi”.
Tirana do të kërkojë ta prishë festën e vendësve, duke shpresuar në rihapjen e finaleve, për të tentuar më pas një përmbysje të çmendur, ndërsa volejbolli i femra tashmë është në “metrat” e fundit të edicionit 2023-2024.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"