VOLEJ MOSHAT/ Ballkaniku U-20, Shqipëria mundet në debutim nga Turqia

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 14, 2024 | 14:45

VOLEJ MOSHAT/ Ballkaniku U-20, Shqipëria mundet në debutim nga Turqia

Shqipëria e volejbollit të meshkujve e ka filluar me humbje Kampionatin Ballkanik U-20 që po mbahet në Vrnjacka Banja të Serbisë.

uiu

Kombëtarja e drejtuar nga dyshja e trajnerëve Elton Tukseferi dhe Klodian Kasa, u mund dje në debutim nga Turqia me rezultatin 1-3, në takimin e vlefshëm për Grupin B. Ndonëse përballë kishin një kundërshtar shumë të fortë si Turqia, kuqezinjtë e filluan ndeshjen mjaft mirë, duke bërë befasinë, për ta fituar setin e parë me rezultatin 25- 23.

Por më pas turqit reaguan dhe përmbysën gjithçka, duke i marrë setet e tjera përkatësisht në shifrat 18-25, 17-25, 14-25. Sot në mbrëmje në orën 20:00, Shqipëria do të zhvillojë ndeshjen e dytë ndaj Bullgarisë, ndërsa nesër në orën 15:00 do të luajë sfidën e fundit në grup kundër Moldavisë.88PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"