Vllaznia prezanton uniformën e parë për sezonin: Kërkesa të shumta, mbajmë atë me hartën e Shkodrës
Klubi i Vllaznisë ka prezantuar për tifozët shkodranë uniformën e parë që kuqeblutë do të veshin në sezonin e ri që fillon pas pak ditësh. Në fakt, bëhet fjalë për uniformat e “vjetra”.
Nëpërmjet rrjeteve sociale, duke prezantuar këto uniforma, klubi ka bërë të ditur se do të mbajë përsëri uniformën e edicionit të kaluar, për shkak të kërkesave të mëdha që ka pasur për to nga tifozët, si dhe faktin se ato janë unike pasi kanë në dizajnin e tyre edhe hartën e rrugëve të Shkodrës.
NJOFTIMI I VLLAZNISË.
KF Vllaznia prezanton uniformën e parë, atë me të cilën ekipi do t’i luajë ndeshjet në shtëpi për sezonin 2024-2025.
Nisur nga kërkesat e shumta që kemi patur sezonin e kaluar për fanellën e krijuar me rastin e 105 vjetorit të klubit, është vendosur që të mbahet i njëjti dizajn edhe për sezonin e ri, i cili përpos ngjyrave tradicionale të klubit tonë, përmban dhe hartën e rrugëve të Shkodrës.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"