Vlahoviç entuziast për sezonin e ri: Kemi tifozë fantastikë, duam t’u dhurojmë fitore
Penalltia e humbur ndaj Nurembergut rezultoi të ishte një episod i veçuar. Fundja, Dushan Vlahoviç i ka marrë gjithmonë përsipër përgjegjësitë e tij. Edhe kur nuk shënon siç ndodhi në miqësoren e dy ditëve më parë në një “Allianz Stadium” të stërmbushur edhe pse në fushë ishte ekipi i parë i Juventusit dhe ai U-23.
Serbi e ka cilësuar si pozitive paraqitjen ndaj djemve të Paulo Monteros që në ndeshjen e fundit të kampionatit të kaluar drejtoi pikërisht Juven “e madhe”. Profilit personal në “Instagram”, sulmuesi i ka besuar mendimet e tij duke shkruar:
“Një prove e mirë dhe entuziazëm i madh nga të gjithë të pranishmit. Është gjithmonë një emision i veçantë të ndjesh tifozët kaq pranë, ndaj punojmë për t’ua shpërblyer me rezultate në fushë”.
Ndërkohë, duhet thënë, se golin e parë sezonal, edhe pse në këtë fazë përgatitore, ‘DV9’ e ka shënuar. Me penallti, kundër Brestit të shtunën e kaluar, si për të treguar edhe një herë, se di të marrë përgjegjësit që i takojnë rolit të tij dhe numrit që mban në supe.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"