VIDEO+FOTO/ Skandal me kore kundër shqiptarëve dhe “Kosova është Serbi”, ultrasit racistë serbë nuk ndryshojnë as kundër Zvicrës
Ndeshja mes Serbisë dhe Zvicrës po prodhon një skandal në shkallët e stadiumit. Gjithçka nisi në orën 20:45 për Ligën e Kombeve dhe prej atëherë nuk janë ndalur koret raciste kundër Shqipërisë. Po ashtu dhe “Kosova është Serbi”.
Dhe pse supozohet të jetë ndeshje futbolli në Leskovac, ultrasit serbë vazhdojnë me ofendimet dhe koret raciste, ndërsa përballë kanë Zvicrën.
Po ashtu stjuardët kanë provuar të heqin flamujt provokues me urdhër të UEFA-s, megjithatë asgjë nuk ka ndryshuar. Stadiumi është i mbushur me simbole kundër Shqipërisë dhe Kosovës.
Kujtojmë se kapiten i helvetëve, që po luan nga minuta e parë, është Granit Xhaka. Lideri i Zvicrës, që shpreson të dalë me rezultat pozitiv nga takimi sot.
Ndeshja mes Serbisë dhe Zvicrës ka nisur në orën 20:45 dhe luhet në kuadër të Ligës së Kombeve.
Momenti kur ka kore kundër Shqipërisë dhe thirrje “Kosova është Serbi”: (VIDEO)
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"