VIDEO/ Partizani B masakron me 9 gola Himarën! Piloto realizon tripletë, gjyqtari e mbyll ndeshjen në minutën e 89-të

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 8, 2024 | 21:40

VIDEO/ Partizani B masakron me 9 gola Himarën! Piloto realizon tripletë, gjyqtari e mbyll ndeshjen në minutën e 89-të

Partizani B shpartalloi Himarën me rezultatin 9 me 1 në duelin e vlefshëm për javën e pestë të Kategorisë së Tretë. Të kuqtë e Kalarit u treguan të pamëshirshëm, duke rregulluar kështu golavarazhin.  

partizani b

Ai që spikati ishte sulmuesi portugez Rodrigo Piloto, i cili realizoi plot 3 gola, ndërkohë që rrugën e rrjetës e gjetën edhe Sogani, Bubakar, Mando, Mintongo, Gjuzi dhe Hasanaj.  

Kjo ishte fitorja e katërt në 5 ndeshje për Partizanin që mban vendin e parë me 13 pikë. Interesant është fakti se gjyqtari Daniel Doci, vendosi ta mbyllte ndeshje teksa luhej minuta e 88-të, sekonda e 45-të, për shkak të rezultatit të thellë.  

PANORAMASPORT.AL

KATEGORIA E TRETË/ 32 gola në 7 ndeshje! Skuadrat pritëse bëjnë “ligjin”, vetëm Albpetroli surprizon në transfertë. Ja rezultatet dhe renditjet

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"