VIDEO/ Xhaka shënon, Leverkuseni vendos rekord të ri dhe shkon +11 nga Bajern Mynih
Bajer Leverkuseni ka dhënë një tjetër mesazh të qartë se nuk ka ndër mend të ndalet në këtë sezon dhe se dëshiron të mbyllë sa më shpejt hesapet me titullin kampion. Skuadra e drejtuar nga Çabi Alonso ka siguruar fitoren e radhës në Bundesligë, duke mundur me shifrat 2-1 në shtëpi ekipin e Mainc, në një sfidë që në fakt rezultoi e komplikuar për “aspirinat”.
Granit Xhaka i dha startin perfekt skuadrës me një gol të shënuar që në minutën e tretë të kësaj sfide. Por Mainc reagoi dhe ia doli të barazonte shifrat me Kohr vetëm pak minuta më vonë.
Andrih në pjesën e dytë zgjidhi telashet për ekipin e Çabi Alonsos me golin e avantazhit në minutën e 68, që rezistoi deri në fund duke i dhënë suksesin 2-1 përballë miqve të cilët mbyllën sfidën me 10 lojtarë pas kartonit të kuq të Ngamkan.
Kështu, Bajer Leverkusen shkon në kuotën e 61 pikëve, duke vendosur rekordin e ri në Gjermani. me 33 ndeshje radhazi pa pësuar humbje në të gjitha kompeticionet, por sidomos duke shkuar 11 pikë larg Bajern Mynih në garën për titull.
GOLI I XHAKËS (VIDEO)
GOLI I KOHR (VIDEO)
GOLI I ANDRIH (VIDEO)
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"