VIDEO/ U shpall kampion me Egnatian, futbollisti 24-vjeçar e bën “sefte” me ekipin e Superligës turke

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 4, 2024 | 20:18

VIDEO/ U shpall kampion me Egnatian, futbollisti 24-vjeçar e bën “sefte” me ekipin e Superligës turke

Ish-futbollisti i Egnatias, Melih Ibrahimoglu, që sezonin e shkuar spikati me rrogozhinasit, duke u shpallur kampion, ka gjetur rrugën e rrjetës ditën e sotme, me skuadrën e Koniaspor, në duelin e vlefshëm për Kupën e Turqisë, ku skuadra e Ibrahimoglu triumfoi me rezultatin 9 me 0. 

IBRAHIMOGLU KONIASPOR

24-vjeçari turk, realizoi në minutën e 89-të në duelin ndaj Kepez Bld, duke vulosur shifrat në 9 me 0. Ky ishe goli i parë i Ibrahimoglu me fanellën e Koniaspor, teksa është aktivizuar 10 ndeshje në kampionat, kryesisht i futur nga stoli.

GOLI I IBRAHIMOGLU: VIDEO 

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"