VIDEO/ Turam shkëlqen me tripletë, Interi mposht Torinon dhe i ushtron presion kryesuesve të Napolit
Interi mposhti mbrëmjen e sotme me rezultatin 3-2, Torinon në duelin e vlefshëm për javën e shtatë të Serisë A. Zikaltrit e Simone Inzagit iu falën tripletës së Markus Turam, i cili ishte dhe njeriu i ndeshjes.
Francezi spikati në këtë duel, duke marrë përdore kampionët e Serisë A, që regjistruan triumfin e dytë radhazi. Pjesa e parë prodhoi plot 3 gola. Në minutën e 20-të, miqtë ngelën me 10 lojtarë pas daljes me karton të kuq të Maripan.
Pesë minuta më pas ishte radha e Turam për të zhbllokuar sfidën. Ndërkohë në minutën e 35-të, sulmuesi shënoi golin e dytë personal, ndërkohë që Torino, edhe pse me 10 lojtarë, iu kundërpërgjigj me Zapatën që ngushtoi shifrat në 2-1.
Fragmenti i dytë prodhoi edhe 2 gola të tjerë, në minutën e 60-të, Turam kompletoi tripletën personale, gjithsesi miqtë nga Torino nuk u dorëzuan, duke shënuar në minutën e 86-të me Vlasiç që realizoi nga pika e bardhë e penalltisë, por vetëm kaq, pas në fund ishin interistët që festuan këtë 3 pikësh.
Falë këtij triumfi, Interi u ngjit në kuotën e 14 pikëve në 7 javë, duke i ushtruar presion kryesuesve të Napolit që kanë 2 pikë më shumë. Duelin e radhës Interi e luan në transfertë ndaj Romës.
FT
INTER 3-2 TORINO
20′, 36′. 60′ Turam / 36′ Zapata, 86′ Vlasiç (p)
GOLI I VLASIÇ ME PENALLTI: (VIDEO)
GOLI I TRETË I TURAM: (VIDEO)
GOLI I ZAPATËS (VIDEO)
GOLI I DYTE I TURAM (VIDEO)
GOLI I TURAM (VIDEO)
FORMACIONET ZYRTARE
INTER (3-5-2): Zomer; Bisek, Açerbi, Bastoni; Darmian, Fratezi, Çalhanollu, Mkhitarjan, Dimarko; Turam, Lautaro Martinez.
TORINO (3-5-2): Milinkoviç-Saviç; Valukievic, Koko, Marian; Lazaro, Gineitis, Riçi, Lineti, Pedersen; Zapata, Adams.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"