VIDEO/ Turam akuzon pas derbit: Na mungon një penallti, nuk e kuptoj për çfarë duhet VAR-i
Markus Turam nuk ia doli të gjente golin në derbin e Milanos, duke goditur shtyllën në pjesën e dytë. Por për sulmuesin Interit, shqetësimi ishte për aksionin kur në favor të skuadrës së tij nuk u akordua penallti për një përplasje me Pavloviç.
“Ishte një ndeshje e fortë ndaj lojtarëve të fortë të Milanit, goditëm shumë herë shtyllën, gola në pozicion jashtë loje, episodi i penalltisë që nuk u dha ndaj Pavloviç, pastaj ia dolëm të shënonim. Na mungon një penallti sonte, mund të ndodhë, edhe unë gaboj gola. Nuk e kuptoj për çfarë duhet VAR-i. Futbolli është i bërë nga gabimet. Por ne kishim një reagim të mirë”, tha sulmues i Interit pas ndeshjes, ku ai komentoi barazimin si një rezultat jo edhe aq të kënaqshëm, edhe pse erdhi në minutat shtesë.
SHIH VIDEON
“E dimë që në pjesën e parë nuk kemi luajtur futbollin e Interit. Në pjesën e dytë luajtëm më mirë, por kur luan për Interin, nuk mund të kënaqesh me barazimin, edhe pse goli në minutën e fundit është më i mirë se një humbje. Nuk jemi të lumtur”, tha sulmuesi zikaltër.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"