VIDEO/ Triumfi me përmbysje në derbin ndaj Totenhemit, Arsenali ngushton diferencën me Liverpulin
Arsenali triumfoi me përmbysje 2-1 ndaj Totenhemit në derbin e zjarrtë të Londrës, të vlefshëm për javën e 21-të të Premier Ligës.
“Gjelat” kaluan të parët në avantazh me Son në minutën e 25-të, ndërkohë që autogoli i Solanke në minutën e 40-të dhe goli i Trosard në minutën e 44-t, sollën përmbysjen e madhe duke i siguruar 3 pikë të arta skuadrës së Artetës.
Fragmetni i dytë i lojës nuk prodhoi gola, pavarësisht tentativës së dy skuadrave. Me këtë triumf Arsenali ngushtoi në 4 pikë diferencën nga kryesuesit e Liverpulit, që mbrëmjen e djeshme barazuan ndaj Notinghamit. Vlen të theksohet fakti se skuadra e Slot ka edhe një ndeshje më pak. Në duelin e radhës Arsenali do të presë Aston Vilën, ndërsa Totenhemi, luan në transfertë ndaj Evertonit të Brojës.
GOLAT E NDESHJES: VIDEO
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"