VIDEO/ Tre shqiptarë në fushë, Ikardi shënon dopietë dhe udhëheq Gallatasarain drejt titullit
Gallatasarai mposhti Istanbulsporin me rezultatin 0-2 në duelin e vlefshëm për javën e 34-të të elitës së futbollit turk, duke hedhur një hap të sigurt drejt titulli kampion. Dopieta e Ikardit, i siguroi triumfin e artë skuadrës së Buruk, teksa në fushën e lojës për vendasit e Istanbusporit ishin 3 futbollistë shqiptarë.
Rroca dhe Ethemi e nisën këtë përballje si titullarë, teksa u zëvendësuan në minutën e 64-t, ndërkohë që Guri u aktivizua në minutën e 83-të, por pa arritur të linte gjurmë.
Për sa i përket golave, Ikardi shënoi fillimisht në minutën 45+11 nga pika e bardhë e penalltisë, duke bërë që pjesa e parë të mbyllej me rezultatin 0-1, ndërkohë, edhe pse miqtë mbeten me 10 lojtarë më minutën e 75-të, Ikardi arriti të shënonte edhe golin e dytë në të 89-tën, duke vulosur këtë duel.
Vlen të theksohet se dy futbollistët shqiptarë të Kosovës, Topalli dhe Veliu, e ndoqën këtë duel nga stoli duke mos u aktivizuar asnjë minutë.
Victor Nelsson’un kritik müdahalesine bakın devamında mauro icardi fişi çekiyor pic.twitter.com/s5sUkhyMk5
— Sociosgs (@sociosgs) May 16, 2023
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"