Postuar: Gusht 6, 2024 | 21:22
VIDEO/ Transferimi te Flamurtari, Valentino Murataj ia merr këngës labe
Valentino Murataj prezantohet te Flamurtari. Ish-kapiteni i Partizanit nis një aventurë të re në Vlorë me misionin e qartë për të ngjitur kuqezinjtë në Superiore.
Siç e kërkon tradita, mesfushori u prezantua para shokëve të skuadrës me këngë. Murataj zgjodhi të këndonte këngën labe “Balluket e ballit moj”, të mjeshtrit Nazif Çela.
Ky moment special është bërë publik edhe nga klubi i Flamurtarit në rrjetet sociale.
Murataj një lojtar me shumë eksperiencë, ndërsa sezonet e fundit luajti për Partizanin. Në të kaluarën ka pasur histori te Dinamo dhe Bylis. 27-vjeçari shquhet edhe për tipin e tij karizmatik.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"