VIDEO/ Tirana di vetëm të barazojë, vazhdon “avazin” edhe ndaj Teutës. Durrsakët, një fazë pa fitore
Tirana ka regjistruar sot barazimin e 12 të këtij sezoni, në vetëm 17 ndeshje të luajtura. Një bilanc i pabesueshëm i bardhebluve, të cilët regjistruan të katërtin radhazi, të tretin pa shënuar gola.
Përballë tyre sot ishte Teuta, një kundërshtar direkt me të cilin bardheblutë luftojnë për t’iu larguar zonës së ftohtë e për të synuar katërshen e parë. Por me atë që shfaqen sot në fushë, të dy skuadrat duken shumë larg këtyre pretendimeve.
Në pjesën e parë kishte raste me pikatore nga skuadrat, ndërsa në të dytën, ishte Tirana më kërkuese për të gjetur golin. Por paqartësia e dukshme para portës e të dy ekipeve bëri që sfida të mbyllej me një barazim pa gola, që nuk ndryshon shumë situatën e dy skuadrave në klasifikim, përveçse lejon edhe më shumë shkëputjen nga katërshja e parë e cila duket e pakapshme për momentin prej tyre.
TIRANA-TEUTA 0-0
NGJARJET KRYESORE
90’+5’ Mbyllet pa gola ndeshja mes dy skuadrave.
90’+5’ Peposhi ndëshkohet me karton të verdhë.
90’+2’ Jazxhi ndëshkohet me të verdhë për një faull ndaj Prengajt.
90’+1’ Preknicaj hyn në zonë me një zbritje të shpejtë, por nuk ia del të gjuajë drejt portës.
90’ Jepen 5 minuta shtesë.
87’ Mundësi e artë e Teutës për të shënuar me Llocin i cili pak hapa larg portës çon sferën mbi traversë. (VIDEO)
86’ Gjumsi gjuan nga distanca, sfera shkon në duart e Tafas. (VIDEO)
85’ Karabeci merr vendin e Nasr në radhët e Teutës. Ndërsa te Tirana është Jonuzi i cili aktivizohet në vend të Soler.
81’ Aksion i gjatë i Tiranës në zonën e Teutës që nuk finalizohet nga lojtarët bardheblu, me Dembele i cili është i fundit që gjuan, duke çuar sferën mbi traversë. (VIDEO)
78’ Arifi dhe Torraj lënë fushën e lojës te Teuta për t’i bërë vend Tomës dhe Preknicajt.
77’ Ndreca merr vendin e Zharmuni në radhët e Tiranës.
75’ Tirana mundohet të rrezikojë përsëri me një goditje dënimi, topi i nisur për Haxhiun ndalet nga Tafas i cili fiton faull pas përplasjes me lojtarin bardheblu. (VIDEO)
71’ Në vijimin e një goditje dënimi, Prengaj me të majtën gjuan nga distanca, pa gjetur portën e Tafas. (VIDEO)
67’ A. Peposhi merr vendin e Krujës në radhët e Teutës.
65’ Pasim i shkëlqyer në thellësi i Përgjonit për Jakun, por ky i fundit nuk kontrollon siç duhet në zonë.
62’ Tjetër gjuajtje e Soler nga jashtë zonës, sfera përsëri kalon mbi traversën e Tafas. (VIDEO)
60’ Në zhvillimin e goditjes nga këndi, Soler gjuan me kokë, por Tafas me vështirësi devijon sferën jashtë. (VIDEO)
59’ Një harkim i nisur nga e majta e sulmit të Tiranës devijohet me dorë nga Lloci në kufijtë e zonës. Bardheblutë kërkojnë penallti, gjyqtari akordon goditje këndi. (VIDEO)
53’ Prengaj lëshon një harkim nga e majta në shtyllën e dytë ku Zharmuni gjuan me kokë, por nuk gjen katërkëndorin. (VIDEO)
51’ Arifi provon nga një pozicion ballor, sfera kalon mbi traversën e portës së Selmanit. (VIDEO)
46’ Pjesa e dytë nis me zëvendësim të dyfishtë pasi Prengaj dhe Jaku hyjnë në fushë në vend të Bajroviç dhe Abah në radhët e Tiranës.
45’ Mbyllet pjesa e parë me rezultatin 0-0.
45’ Top në thellësi për Soler, Jaxhi kontrollon gjithçka në hyrje të zonës.
38’ Skuadrat janë shumë të vëmendshme për të mos gabuar në mbrojtje, duke mos lejuar aksione të rrezikshme, ndonëse situatat zhvendosen nga një gjysmëfushë në tjetrën.
32’ Lloci gjuan nga jashtë zonës, pa gjetur portën.
29’ Abah nga e majta lëshon një gjuajtje të fortë që Tafas e devijon në këndore. (VIDEO)
22’ Kotobelli ndëshkohet me karton të verdhë pas një ndalese të parregullt ndaj Zharmuni.
19’ Gjuajtje e Nasr para zonës, sfera kalon mbi traversë pa shqetësuar Selmanin.
17’ Arifi merr një top në thellësi dhe niset drejt zonës, por Haxhiu pozicionohet mirë para tij, duke fituar fundoren. (VIDEO)
13’ Nasr dhe Torraj tentojnë të gjuajnë në portë, sfera ndalet nga mbrojtësit e Tiranës.
6’ Bajroviç lëshon një gjuajtje të fortë në hyrje të zonës, me topin që përplaset në traversë. Aksioni bëhet i pavlefshëm për pozicion jashtë loje. (VIDEO)
3’ Menjëherë rrezikshëm Tirana me Zharmuni i cili i vetëm para portës gjuan por një devijim çon topin jashtë. (VIDEO)
1’ Nis dueli në “Arena Kombëtare”.
FORMACIONET ZYRTARE
TIRANA: Selmani, Mici, Përgjoni, Dembele, Kola, Gjumsi, Soler, Haxhiu, Abah, Bajroviç, Zharmuni.
Trajner: Gugash Magani
TEUTA: Tafas, Marku, Jazxhi, Kotobelli, Kruja, Beqja, Lloci, Boçi, Torraj, Arifi, Nasr.
Trajner: Edi Martini
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"