VIDEO/ “Tërmet” 7-ballësh në “Olimpico”, Roma turpëron Empolin e shqiptarëve dhe merr fitoren e parë në kampionat
Roma ka mundur me rezultatin e thellë 7-0 Empolin në “Olimpico” duke marrë kështu tre pikët e para këtë sezon në Serinë A.
Sfida nisi mjaft mirë për skuadrën e Zhoze Murinjos, e cila kaloi në avantazh që në minutën e dytë me Dibalën falë një penalltie.
Më pas çdo gjë foli për verdhekuqtë që shënuan dhe gjashtë herë të tjera në portën e mbrojtur nga Etrit Berisha.
Për Empolin u aktivizuan në pjesën e dytë edhe Ardian Ismajli e Stiven Shpendi, por që nuk mund të bënin asgjë për të evituar këtë humbje të turpshme.
Kështu Roma shkon në kuotën e katër pikëve, teksa tashmë synon të ngjitet akoma dhe më shumë në renditje.
Nga ana tjetër Empoli vazhdon të jetë me 0 pikë pas katër ndeshjeve, me stolin e Paolo Zanetit që tashmë fillon të tundet.
REZULTATI:
ROMA 7-0 EMPOLI
Dibala 2′, 55′, R. Sançez 8′, Grasi (A.G) 35′, Kristante 80′, Lukaku 82′, Mançini 86′
-GOLI I MANÇINIT (VIDEO)
-GOLI I LUKAKUT (VIDEO)
-GOLI I KRISTANTES (VIDEO)
-GOLI I DYTËI I DIBALËS (VIDEO)
-AUTOGOLI I GRASIT (VIDEO)
-GOLI I SANÇEZ (VIDEO)
-GOLI I PARË I DIBALËS (VIDEO)
FORMACIONET ZYRTARE:
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"