VIDEO/ Të vetmin gol e anuloi VAR-i, Bylisi i merr pikë edhe pretendentëve të Dinamos

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 31, 2026 | 23:55

VIDEO/ Të vetmin gol e anuloi VAR-i, Bylisi i merr pikë edhe pretendentëve të Dinamos

Ndeshja mes Dinamos dhe Bylisit, e vlefshme për javën e 22-të të Superiores është mbyllur në një barazim pa gola në përballjen që dy skuadrat zhvilluan në “Air Albania”.

bandicam 2026-01-31 20-29-15-423

Sfida ishte shumë e luftuar, por me të dy skuadrat shumë të pasakta para portës, teksa tentuan pa sukses goditjet nga jashtë zonës, duke çuar vazhdimisht topin në tribunë. Ndaj në fund skuadrat ndanë pikët në një barazim pa gola, që nuk ndryshon pozitat e tyre në renditjen e përgjithshme.

DINAMO 0-0 BYLIS

NGJARJET KRYESORE

90’+5’ Mbyllet pa gola ndeshja mes dy skuadrave.

90’+2’ Bregu pas një ndërhyrje të Ofori, godet pa top këtë të fundit. Gjesti i shpëton gjyqtarit dhe VAR-it që nuk sanksionojnë lojtarin e Dinamos. (VIDEO)

90’ jepen 5 minuta shtesë.

90’ Ismaili i lë vendin në fushë Vilës në radhët e Dinamos.

90’ Pas zhvillimit të një goditje këndi, Ismaili gjuan me kokë në mënyrë të gabuar duke çuar sferën në duart e portierit Beqaj. (VIDEO)

88’ Qefalija me të majtën tenton edhe ai nga distanca, duke çuar topin shumë larg portës.

88’ Sharvetej merr vendin e Rabiu në radhët e Bylisit.

87’ Bregu gjuan në zonë, Marku mbyll trajektoren dhe devijon sferën në këndore.

79’ Bregu ekzekuton në mënyrë shumë të gabuar një goditje dënimi në kufijtë e zonës.

78’ Malomo dhe Farruku hyjnë në fushë në vend të Lorran dhe Berishës.

73’ Marku merr vendin e Sulovarit të dëmtuar në radhët e Bylisit.

67’ Neziri nga e majta bën një veprim spektakolar duke kaluar në fundore, pasimi i tij gjen Koma i cili çon sferën në rrjetë. Por goli më pas anulohet pasi topi kishte dalë jashtë vijës fundore. (VIDEO) (VIDEO)

bandicam 2026-01-31 20-29-15-423

63’ I sapofuturi Koma rrezikon portën e Bylis me një gjuajtje me kokë, pa gjetur katërkëndorin e miqve. (VIDEO)

62’ Qardaku dhe Guindo i lënë vendin në fushë Qefaliajt dhe Koma në radhët e Dinamos.

59’ Rabiu nga ana tjetër lëshon një goditje shumë të gabuar nga distanca që nuk shqetëson Teqjan.

58’ Guindo në zonë gjuan e sheh sferën të devijohet për të shkuar qetësisht në duart e portierit.

57’ Sanogo merr vendin e Uallison në radhët e Bylisit.

55’ Qardaku lëshon një tjetër gjuajtje nga jashtë zonës pa gjetur portën e Bylisit.

53’ Qardaku humb rrezikshëm topin në mesfushë, Sulovari nis Peraltan i cili harkon në zonë por gjen Teqjan e vëmendshëm. (VIDEO)

50’ Nani i shtohet listës së futbollistëve të Dinamos që provojnë nga jashtë zonës, pa shumë sukses. (VIDEO)

47’ Bregu provon fillimisht nga e djathta e sulmit me një harkim në qendër e më pas sfera kalon te Qardaku i cili nga jashtë zonës gjuan pa gjetur portën e Bylisit. (VIDEO)

46’ Nis pjesa e dytë pa zëvendësime në radhët e dy ekipeve.

45’+1’ Mbyllet pa gola pjesa e parë.

45′ Jepet 1 minutë shtesë.

41’ Marku tenton të gjejë portën pas një harkimi në zonë, sfera bllokohet nga mbrojtja e Dinamos.

36’ Berisha është futbollisti i radhës i cili provon nga jashtë zonës, duke fluturuar sferën mbi traversë. (VIDEO)

36’ Gjuajtje e befasishme e Bregut, sfera bllokohet nga mbrojtja e ballshiotëve.

31’ Sulovari ekzekuton një goditje dënimi, duke çuar sferën direkt në duart e Teqjes.

28’ Bregu në pozicion ballor provon portën, duke çuar sferën mbi traversë. (VIDEO)

26’ Gjuajtje radhazi nga jashtë zonës të futbollistëve të Bylisit, të cilët pretendojnë për një prekje topi me dorë nga Meksi. Gjyqtari lë lojën të vazhdojë.

25’ Aksion nga e majta i Bylisit, harkimi në zonë devijohet nga Teqja i cili i heq topin Rabiu duke shmangur probleme para portës. (VIDEO)

19’ Dyluftim mes Ismailit dhe Peralta. Futbollisti i Bylisit godet dy herë atë të Dinamos dhe në fund ndëshkohet me të verdhë. (VIDEO)

12’ Tjetër mundësi e mirë për Bylisin, por gjuajtja e Përndrecës shkon lehtë në duart e Teqjes. (VIDEO)

10’ Rabiu del në sulm i vetëm në të djathtën, gjuajtja e tij është shumë e gabuar dhe përfundon jashtë. (VIDEO)

9’ Sulovari harkon nga e majta, topi kontrollohet nga Teqja.

6′ Goditje për t’u harruar nga Bregu, që nuk e shfrytëzon si duhet faullin e fituar nga Guindo. (VIDEO)

5′ Përndreca ndëshkohet me karton të verdhë te Bylisi për ndërhyrjen ndaj Guindos.

1′ Nis ndeshja në “Air Albania”.

FORMACIONET ZYRTARE

Dinamo: Teqja; Ismaili, Tekseira, Meksi, Loran, Neziri, Qardaku, Berisha, Guindo, Bregu, Nani

Trajner: Ilir Daja

Bylisi: Beqaj; Radu, Abdullahi, Peralta, Përndreca, Sulovari, Ofori, Koxhi, Marku, Përgjoni, Ualison

Trajner: Mirel Josa

PANORAMASPORT.AL