VIDEO/ Të tre futbollistët kuqezi në fushë, Atalanta mund Leçen dhe siguron Ligën e Kampioneve
Atalanta ka siguruar një bilete për në Ligën e Kampioneve të edicionit të ardhshëm falë një fitoreje të rëndësishme 2-0 në fushën e Leçes, në një sfidë ku të tre futbollistët kuqezi të dy skuadrave ishin në fushën e lojës.
Ylber Ramadani dhe Medon Berisha e nisën si titullarë për Leçen, e cila festonte para tifoizerisë së vet faktin që kishte siguruar mbijetesën në elitë për një tjetër edicion, ndërsa Berat Gjimishiti ishte në pankinë te Atalanta.
Kjo e fundit zgjidhi gjithçka në pjesën e dytë, kur në lojë hyri De Ketelare i cili kaloi në avantazh ekipin dhe më pas ishte Skamaka i cili brenda 5 minutash dyfishoi shifrat. Sulmuesi më vonë i la vendin në fushë pikërisht Gjimshitit i cili luajti minutat e fundit për të mbrojtur këtë rezultat të rëndësishëm për Atalantën që i mundëson të jetë e qetë dhe të mendojë që tani për finalen e Ligës së Europës.
GOLI I DE KETELARE (VIDEO)
GOLI I SKAMAKA (VIDEO)
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"