VIDEO/ Talenti shqiptar nuk ndal golat në Itali, shtyn Lacion drejt luftës për titullin kampion
Flavio Sulejmani është kthyer në pak muaj në një nga emrat më të rëndësishëm të skuadrës së të rinjve të Lacios, e cila në këtë vit, po përpiqet që të përfshihet në garën për titullin kampion në Itali.
Sulmuesi 18-vjeccar shqiptar, pjesë e kombëtareve të moshave kuqezi, iu bashkua gjatë verës Lacios dhe tanimë me golat e tij, po ndihmon klubin që të qëndrojë në garë për titullin. Sot, ai shënoi golin e tij të 5-të sezonal, në suksesin 2-1 të Lacios në transfertë ndaj Sampdorias, për tre pikë të tjera që mbajnë Lacion në vendin e katërt, pas krahëve të Interit, Romës dhe Atalantës.
SHIH VIDEON
Ndeshja e radhës në kampionat, do të jetë pikërisht kundër Interit të vendit të parë, që ka katër pikë më shumë në klasifikim.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"