VIDEO/ Spanja duket gati, fiton me lehtësi në miqësoren e fundit para startit të Botërorit
Përfaqësuesja e Spanjës ka zhvilluar mbrëmë testin e fundit përgatitor të saj para fillimit të Botërorit 2026, duke fituar përballë Perusë me shifrat 3-1.

Skuadra e De La Fuente ka dhënë një provë force duke dominuar takimin që në start pasi gjeti avantazhin me anë të Ojarzabal që në minutën e dytë të ndeshjes. Pedri, në një formë të shkëlqyer, ishte ai i cili dyfishoi shifrat në minutën e 32-të.
Autogoli i Galese në startin e pjesës së dytë thelloi diferencën për spanjollët të cilët bënë shumë ndërrime për të parë gjendjen e lojtarëve. Goli i Veles për Perunë shërbeu vetëm për statistikë pasi nuk ndryshoi rrjedhën e takimit.
Spanja luan ndeshjen e saj të parë në Grupin H përballë Kepit të Gjelbër më datë 15 qershor. Kundërshtarët e tjerë në grup janë Arabia Saudite dhe Uruguai.
Goli i Ojarzabal (VIDEO)
Goli i Pedri (VIDEO)
Autogoli i Galese (VIDEO)
Goli i Veles (VIDEO)
PANORAMASPORT.AL













