VIDEO/ Siti sheh makthe, Juventusi i jep “leksion” në Champions! Skuadra e Pep Guardiolës rrezikon skualifikimin dramatik
Juventusi u rikthye te fitorja në Champions, duke mposhtur gjigantët e Sitit me rezultatin 2-0 falë golave të Vlahoviç dhe MeKenit.
Një sukses mëse i merituar i bardhezinjve, që u shfaqën më kërkues në këtë përballje duke arkivuar 3 pikë të arta që i ngjisin në vendin e 14-të me 11 pikë, ndërkohë në krahun tjetër, Mançester Sitit rrezikon eliminimin dramatik në këtë edicion të ri të Champions-it, teksa mban vendin e 21 me vetëm 8 pikë të grumbulluar.
Duelin e radhës “qytetarët” do ta luajnë në transfertë ndaj Sitit, ndërkohë që në sfidën e tetë presin belgët e Klub Bryzh. Ndërkohë Juventusi në duelin e radhës do të jetë mysafir ndaj Klub Bryzhit.
FT: JUVENTUS-MANÇESTER SITI 2-0
Vlahoviç 53′, MeKeni 74′
KOMENTI LIVE:
Mbyllet sfida!
74′ GOOOL JUVENTUS 2-0/ Realizim spektakolar i MeKenit, bardhezinjtë në avantazh të dyfishtë. (VIDEO)
68′ Tjetër pritje spektakolare e portierit Di Gregorio, që i mohon Gyndohanit (VIDEO)
66′ Provon De Bryjn në hyrje të zonës, tentativa e tij shkon ngjitur me shtyllën.
60′ Sulme të vazhdueshme nga ana e Sitit, me Doku, De Bruj dhe Haland, por mungon saktësia para portës.
53′ GOOOOL JUVENTUS 1-0/ Shpërthen festa te bardhezinjtë, fillimisht Ederson i mohon supergolin me roveshatë gatit, aksioni vijon, teksa Vlahoviç godet saktë me kokë duke kaluar në avantazh skuadrën e Tiago Motës. (VIDEO)
46′ Starton pjesa e dytë!
Mbyllet pjesa e parë!
45′ Akorodhet 1 minutë shtesë!
40′ Provon edhe Juventusi me Danilon, por gjuajtja e tij ishte qendrore dhe u ndal pa probleme nga Ederson.
39′ Fantastik Di Gregorio, portieri i Juventusit i mohon golin Halandit (VIDEO)
32′ Juventusi provon të rrezikojë me Jilldiz, por turku ndalet në momentet e fundit nga Dias. (VIDEO)
25′ Ende asnjë gjuajtje në portat respektive, skuadrat tregohen tepër të kujdesshme.
15′ Provon Juventusi të kundërpërgjigjet me sulme të vazhdueshme, por mungon saktësia para portës.
3′ Siti shfaqet më kërkuese në minutat e para, duke ushtruar presion me De Bryjn dhe Haland.
1′ Starton supersfida!
FORMACIONET ZYRTARE
Juventus (4-2-3-1) – Di Gregorio; Savona, Kalulu, Gati, Danilo; Turam, Lokateli; Jilldiz, Kopmainers, Konseisao; Vlahoviç.
Trajner: Tiago Mota
Mançester Siti (4-3-3) – Ederson; Uoker, Dias, Gvardiol, Ljuis; De Bryjn, Gyndogan, Bernardo Silva; Doku, Haland, Grilish.
Trajner: Pep Guardiola
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"