VIDEO/ Shënojnë Manaj dhe sulmuesi i larguar nga Dinamo, Drita fiton në Islandë. Humbje e thellë për Llapin ndaj danezëve
Dy skuadrat e Superligës së Kosovës që luajtën sot në ndeshjet e Ligës së Konferencës kanë pasur fate të ndryshme në ndeshjet përkatëse.
Drita ka bërë gjithçka mirë në Islandë, ku ka mundur me shifrat 2-1 Breidablik vendas dhe ka hedhur një hap drejt vazhdimësisë në këtë turne. Goli I Arb Manajt (SHIH VIDEON) dhe më pas ai i ish-sulmuesit të Dinamos, Veton Tusha (SHIH VIDEON) që në pjesën e parë, i dhanë një avantazh të rëndësishëm skuadrës së drejtuar nga Zekerija Ramadani.
Vendasit shkurtuan diferencën me Torvaldson në pjesën e dytë, por nuk ia dolën që të tundnin më rrjetën e portës së skuadrës kosovar edhe pse kjo e fundit mbeti me 10 futbollistë pas kartonit të kuq të Krasniqit. Ndaj Drita kthehet në Kosovë me një avantazh të rëndësishëm që mund të administrojë për të tentuar kalimin në turin e tretë.
Ndërkaq, Llapi është mundur me rezultatin e thellë 6-0 në transfertën në Danimarkë përballë Brondbit vendas që ka dominuar sfidën me lehtësi dhe për të bërë formalitet duelin e kthimit.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"