VIDEO/ Shalle, plisa dhe dhjetëra fëmijë që thërrasin në kor. Ja si u prit Shqipëria në hotelin ku do qëndrojë gjatë Europianit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 8, 2024 | 21:53

VIDEO/ Shalle, plisa dhe dhjetëra fëmijë që thërrasin në kor. Ja si u prit Shqipëria në hotelin ku do qëndrojë gjatë Europianit

Kombëtarja shqiptare ka zbarkuar sot në Kaiserau, ku do të jetë qendra e kuqezinjve gjatë pranisë së Shqipërisë në Euro 2024. Vendasit kanë bërë që kuqezinjtë të ndjeheshin menjëherë si në shtëpinë e tyre me pritjen që i kanë rezervuar delegacionit kuqezi kur ka mbërritur në hotelin ku do të akomodohet në ditët e qëndrimit në Gjermani.

MixCollage-08-Jun-2024-07-52-PM-2447

Për t’i pritur kishin dalë autoritetet lokale, me kryetaren e bashkisë që shpërndau shalle për lojtarët dhe pjesëtarët e tjerë të delegacionit, si dhe me vetë futbollistët të cilët vendosën edhe plisa.

Ndërkohë, kishte dhjetëra fëmijë me flamuj në dorë të cilët thërritnin në kor “Albanien”, duke mirëpritur kështu kuqezinjtë në atë që do të ishte “shtëpia” e tyre në javët e ardhshme.

SHIH VIDEON

SHIH VIDEON

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"