VIDEO/ Sa shumë klas në këmbët e tij, Mitaj protagonist me asist! Lokomotiva shpartallon me 5 gola skuadrën e kapitenit Berisha
Lokomotiva e Moskës shpartalloi me rezultatin 0-5 mbrëmjen e sotme Akhmat Groznin, ku kapitenin ishte shqiptari i Kosovës, Bernard Berisha.
Protagonist në këtë duel u bë edhe mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, Mario Mitaj, i cili u hodh në fushën e lojë në minutën e 80-të, ndërkohë që në minutën e 90+2’ asistoi për Batrakov, që shënoi golin e pestë, duke “vulosur” kështu sfidën. Një asist ku nxjerr në pah klasin e jashtëzakonshëm në këmbët e talentit shqiptar, që shmang bukur disa kundërshtarë.
0-5 Batrakov pic.twitter.com/MhjyOJy7kP
— RPL Sky (@RPLNews_eng) August 4, 2024
Për sa i përket Bernard Berishës, ish-futbollisti i Skënderbeut dhe Besës së Kavajës, qëndroi në fushë 67 minuta, teksa më pas u zëvendësua.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"