VIDEO/ PSG-ja shkëlqen me “poker” ndaj Marsejës, zëvendësuesi i Mbape shënon dopietë
PSG-ja është rikthyer te fitorja në kampionat, pas disfatës ndaj Nisës, duke mposhtur mbrëmjen e sotme Marsejën me rezultatin 4-0 në duelin e vlefshëm për javën e gjashtë të Ligës 1 franceze. Për miqtë e trajnerit Abardonado kjo ishte disfata e parë në këto 6 javë, të cilët iu dorëzuan tërësisht skuadrës së Luis Enrikes.
Ishte marokeni Hakimi ai që hapi serinë e golave me një perlë nga goditja e dënimit në minutën e 8-të, ndërkohë që në minutën e 32-të, ylli i PSG-së, Kilian Mbape, la fushën e lojës i dëmtuar duke u zëvendësuar nga Gonzalo Ramos.
Për golin e dytë mendoi Kolo Muani në minutën e 37-të, ndërkohë që pjesa e dytë prodhoi edhe 2 gola të tjerë që mbajnë firmën e Gonzalo Ramosit në minutat 47 dhe 89. Me këtë fitore PSG-ja u ngjit në kuotën e 11 pikëve në 6 ndeshje, duke u pozicionuar në vendin e tretë, teksa renditja kryesohet nga Brest me 13 pikë.
GOLI I PARË: VIDEO
GOLI I DYTË: VIDEO
GOLI I TRETË: VIDEO
GOLI I KATËRT: VIDEO
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"