VIDEO/ Pretendime për pozicion jashtë loje në golin e Vorës dhe karton i kuq i munguar, Burreli akuzon gjyqtarin: Gjithçka është e dukshme

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 2, 2025 | 21:45

VIDEO/ Pretendime për pozicion jashtë loje në golin e Vorës dhe karton i kuq i munguar, Burreli akuzon gjyqtarin: Gjithçka është e dukshme

Vora mposhti Burrelin sot me rezultatin 0-1. Goli në transfertë erdhi nga Hasaj, kur luhej minuta e 81-të.

Screenshot 2025-02-02 214030

Burreli ka dy pretendime për golin e shënuar dhe çfarë ndodh më pas. Fillimisht ato reklamojnë një pozicion jashtë loje në aksionin e golit.

Më pas është dhe autori i golit, Françesko Hasaj, që feston me heqjen e fanellës. Një veprim që zgjat shumë pak, pasi lojtari e vesh menjëherë duke kujtuar kartonin e verdhë që kishte më parë.

Gjyqtari kryesor i këtij takimi ishte Kreshnik Cjapi. “Shkurt dhe qartë, gjithçka është e dukshme. FSHF nuk duhet të tolerohen këto gabime, duhet një reagim”, shkruan klubi i Burrelit që ndan pamjet dhe akuzon për padrejtësi.

Momenti i golit të Hasajt: (VIDEO)

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"