Postuar: Dhjetor 5, 2024 | 21:10
VIDEO/ Pretendime për karton të kuq dhe gol jo të rregullt, moviola e Teuta-Laçi në Durrës
Teuta dhe Laçi e mbyllën në barazim 1 me 1, ndërsa dy raste ishin për moviolë.
Rasti i golit të Jazxhi për pozicionin ngriti pretendime te Laçi, por pas katër minutash, kryesorit Bylykbashi i komunikohet se goli është i rregullt. Shihet nga pamjet që është Mjaki që mban në lojë autorin e golit.(VIDEO)
Ndërkohë një moment tjetër ka qenë në minutën e 65-ë, kur Lleshi ndërhyn ndaj Boçit dhe ndëshkohet me karton të verdhë. Vendësit kërkojnë të kuq, por kryesori nuk e cilëson si lojtarin e fundit.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"