VIDEO/ Policia rrethoi gjyqtarët për t’i mbrojtur, shihni momentet e tensionit në ndeshjen e ndërprerë në Kategorinë e Dytë
Ndeshja e sotme mes Ilirisë dhe Luzit në Grupin A të Kategorisë së Dytë, ka shënuar disa momente shumë të tensionuara, pasi sfida u ndërpre për disa minuta me gjyqtarët që nuk vazhdonin takimin për shkak të tensionit në fushën e lojës dhe tribuna.
Dueli ishte i fiksuar në shifrat 1-1 kur Iliria shënoi gol në minutën e 88 me anë Bledar Likajt, që mund t’i jepte avantazhin. Por goli u analizua nga gjyqtarët e ndeshjes dhe kjo solli protesta të shumta të vendasve, në momente shumë të tensionuara.
U desh hyrja në fushë e policisë dhe jo vetëm stjuardëve, që të shmangej kontakt fizik me gjyqtarin nga lojtarët e Ilirisë, apo edhe tifozë të kësaj skuadre të cilët kapërcyen rrethimin dhe hynë në fushë, siç shihet në videon e mëposhtme të siguruar nga “Panorama Sport”.
Pas më shumë se 30 minutash ndërprerje, ndeshja rifilloi dhe u luajtën minutat e mbetura të takimit, që u mbyll me shifrat 1-1.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"