VIDEO/ Përfundon aventura Europiane për Dritën, polakët e Legias triumfojnë në “Fadil Vokrri” me gol në minutat e fundit
Te Drita e Gjilanit besonin fortë te përmbysja e çmendur ndaj Legias së Varshavës, pas disfatës 2-0 në ndeshjen e parë, por mrekullia nuk ndodhi, pasi në ndeshjen e zhvilluar në “Fadil Vokrri” të Prishtinës, ishte sërish skuadra polake ajo që triumfoi me rezultatin 0-1, falë golit të shënuar nga Pekhart në minutën e 90+1’.
Në këtë përballje te Legia u aktivizua edhe mesfushori Celhaka, i cili u fut në fushë në minutën e 84-t, kur rezultati ishte 0-0.
Vlen të theksohet fakti se Drita mbeti me 10 lojtarë në minutën e 77-të, pas ndeshkimit me kartonin e dytë të verdhë të kapitenit Ron Broja.
Kësisoj Legia e Varshavës u kualifikua për në grupet e Ligës së Konferencës, ndërkohë që Drita e mbylli këtu aventurën Europiane.
🔔🇪🇺 GOAL | Tomas Pekhart | Drita 0-1 Legia Warszawapic.twitter.com/3tCMWa7ynW
— Goals Xtra (@GoalsXtra) August 29, 2024
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"