VIDEO/ “Përbindëshi” Haland nuk ndalet, Mançester Siti me pikë të plota. Livepruli pëson humbjen e parë pas 55 vitesh
Mançester Siti ka marrë i vetëm kryesimin e kampionatit anglez teksa ka mundur sot me shifrat 2-1 Brentfordin, në një ndeshje të nisur keq, por që e rregulloi i zakonshmi Erling Haland.
Skuadra e Guardiolës pësoi gol që në sekondat e para të duelit, duke i dhënë mundësinë miqve të kalonin në avantazh me anë të Visa. Por mjaftoi gjysmë ore lojë që situata të përmbysej plotësisht falë Erling Haland, i cili ktheu rezultatin me dygolëshin e tij. Kështu, sulmuesi norvegjez që tani ka vënë diktatin e plotë në renditjen e golashënuesve të kampionatit me 9 gola të realizuar në katër takimet e para.
Mançester Siti mbetet skuadra e vetme me pikë të plota në kampionat pas katër ndeshjesh, pasi Liverpuli është mundur në shtëpi me rezultatin 1-0 nga Notingem Forest. Goli i Hadson-Odoit në pjesën e dytë i dha miqve suksesin që u mungonte prej 55 vitesh, teksa ndali ecurinë perfekte të skuadrës së Arne Slot.
REZULTATET
Brajton-Ipsuiç 0-0
Kristal Palas-Leister 2-2
47’, 90’+2’ (p) Mateta / 21 Vardi, 46’ Mavididi
Fullhem-Uest Hem 1-1
24’ Himenez / 90’+5’ Ings
Liverpul-Notingem 0-1
72’ Hadson-Odoi
Mançester Siti-Brentford 2-1
19’, 32’ Haland / 1’ Visa
GOLI I VISD (VIDEO)
GOLI I PARË I HALAND (VIDEO)
GOLI I DYTË I HALAND (VIDEO)
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"