VIDEO/ Përballje dramatike! Goli në minutën e 94-t i dhuron titullin pas 66 vitesh skuadrës së ish-sulmuesit të Skënderbeut

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 4, 2023 | 22:28

VIDEO/ Përballje dramatike! Goli në minutën e 94-t i dhuron titullin pas 66 vitesh skuadrës së ish-sulmuesit të Skënderbeut

Fund dramatik në elitën e futbollit belg. Një gol në minutën e 94-t, i shënuar nga mbrojtësi Alderveireld, i dhuroi titullin kampion pas plot 66 vitesh pritje Antuerpes të trajnerit Van Bomel, ku aktivizohet dhe ish-sulmuesi i Skënderbeut, Arbnor Muja. 

 Mujaaaa

Në “finalen” e titullit, Antuerpi dhe Genku ndaheshin në renditje nga një pikë, skuadra vendëse e zhbllokoi rezultatin në fundit e pjesës së parë me Arokodare. 13 minuta pas startit të pjesës së dytë, skuadra e Mujës barazoi me Kerk, por Hejnen ktheu epërsinë për Genkun në të 75-tën. 

97f93b2f-7d73-456d-af19-1b0122b46da2

Në minutat shtesë, kur ishte gati të niste festa e titullit nga futbollistët dhe tifozët e Genkut, Alderveireld realizon golin e barazimit, që i dha titullin kampion Antuerpit të trajnerit holandez, Van Bomel. Një fund vërtet emocionues! Suksesi i fundit që Antuerp kishte arritur në elitën e futbollit belg ishte ai i sezonit 1956/57. 

Muja Van Bomel

Për sa i përket Mujës, shqiptari i Kosovës, nis nga stoli, duke u aktivizuar në minutën e 71-të. I transferuar nga Drita e Gjilanit drejt elitës së futbollit belg, Muja mbylli kampionatin me tre gola të realizuar. 

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"