VIDEO/ “Partizani nuk gabon me Teutën”, Tole: Tirana ta gjejë te vetja, nuk më pëlqen që fituesi vendoset me këtë skemë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 26, 2023 | 23:03

VIDEO/ “Partizani nuk gabon me Teutën”, Tole: Tirana ta gjejë te vetja, nuk më pëlqen që fituesi vendoset me këtë skemë

Ish-futbollisti i Tiranës dhe Partizanit, Afrim Tole ka qenë pjesë e emisionit sportiv “Panorama Sport” në “Panorama Tv”. Në një lidhje Skype, Tole ka folur për ndeshjet e djeshme si dhe për titullin kampion. Ai deklaroi se nuk i pëlqen fakti që titulli duhet të vendoset nga skema e ndeshjeve direkte.WhatsApp Image 2023-05-26 at 17.38.18

“Dje shikova ndeshjen e Partizanit dhe e kam ndjekur me shumë vëmendje, e kam thënë prej kohësh që është ndoshta viti i Partizanit, ka ardhur në rritje fazën e fundit, ka një grup lojtarësh të mirë, nuk ka pasur dëmtime, ndryshe nga Tirana që është penalizuar shumë nga dëmtimet. Nuk më pëlqen që kampionati ndahet nga ndeshjet direkte dhe jo me pikë ose golavarazh. Mu duk një nga derbet më të dobëta, Tirana-Partizani, bardhblutë patën oshilacione dhe mendova se Partizani do dilte në vendin e parë, por për fatin e keq ndodhi dje dhe nuk dua që Partizani të jetë me pikë të barabarta dhe të marr kampionatin. Nuk e shikova ndeshjen live, shikova vetëm disa momente. Më erdhi keq për dje, ishte vetë faji i Tiranës për ndeshjen me Bylisin mendova se do ta mbyllte me herët. Kam menduar se Tirana e merr titullin që në derbi. Nuk e kam parë penalltinë e Bylisit, Meta është një ndër arbitrat më të mirë, nuk ishte kjo ndeshje që Tirana të humbte titullin. Nuk dua të diskutoj për çështjen e penalltisë, duhet të kërkosh nga vetja dhe jo nga arbitri. Ndeshja vendosi fatin, ndeshjet e fundit të Partizanit dhe Tiranës janë të lehta, me Teutën do të jetë më e thjeshtë. Me ardhjen e Flamurtarit, besoj Erzeni do ta ketë problem. Ishte ndeshje e mirë e Partizanit me Kastriotin, nga derbi smë pëlqeu fakti që Kolela zëvendësoi Arinaldo Rrapajn është një ndër më të mirët, dhe goli i barazimit erdhi nga mesfusha. Ndërsa në ndeshjen e djeshme mbizotëroi plotësisht Partizani. Partizani ka dy probleme shënon gol dhe pëson. Trajnerët që vijnë nga jashtë nuk e njohin mentalitetin shqiptar dhe është problem për ekipet e mëdha si Partizani. Shehi është trajneri më i mirë në kampionatin shqiptar, një i tillë duhet edhe tek Partizani. Largimet nga Partizani kanë qenë më të pakta se nga Tirana, edhe pse nuk ka mbaruar ende kampionati, por nuk besoj se do të gaboj ndaj Teutës. Futbolli ka të papritur, do të ishte çudi nëse Partizani ose Vllaznia do të gabonin në ndeshjen e fundit. Tirana është shumë herët për të menduar për hakmarrjen, do të jetë më tolerante ndaj Erzenit. Është kampionat dhe është mundi i të gjithëve, Tirana është më e qetë se kampionati i ka ikur. Për mua bien nga kategoria, edhe Erzeni me Bylisin meqë Kastrioti doli dje. Tirana ka qenë e ngarkuar dhe e lodhur nga kampionati dhe Kupa. Unë jam shprehur që kampionatin ta marr Tirana, është fat i madh i lojtarëve që luajnë në të dyja ekipet në kryeqytet. Unë nuk kam armiq kam miq tek të dyja ekipet. Egnatia më ka pëlqyer, ka organikën më të mirë por shoh edhe Vllazninë në Europë. Erzeni do të përballet me ekipin që do të dalë nga finalja Flamurtari-Korabi”, deklaroi ai.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"