VIDEO/ Onana kthehet përsëri në meme, veprimi i tij te penalltia e Haland bën xhiron e rrjetit
Andre Onana ka kombinuar në karrierën e tij pritje spektakolare me gafa të pabesueshme apo edhe veprime që shpejt janë bërë virale në rrjetet sociale,
Kështu ka qenë edhe dje, në finalen e Superkupës së Anglisë, ku Mançester Siti triumfoi me penallti përballë Mançester Junajtid të portierit kamerunas. Veprimet e tij në gjuajtjet nga pika e bardhë për të shpërqendruar goditësit nuk ishin edhe aq efikase, pasi ai priti vetëm 1 nga 8 tentativat e “qytetarëve”. Dhe ajo që bëri me Haland, e ka kthyer që tani në një personazh të rrjeteve sociale për sezonin e ri.
Portieri i bëri me shenjë Haland që të gjuante nga e majta e Onanas, duke i lënë më shumë hapësirë atij. Por më pas vetë Onana u hodh shpejt, duke i lënë mundësinë norvegjezit që të çonte lehtësisht topin në krahun tjetër. Një veprim që e ktheu portierin në një objekt talljesh ne rrjetet sociale.
— Onana – What’s my name? (@OnanaOOC) August 10, 2024
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"