VIDEO/ Një shqiptar bën protagonistin në elitën e futbollit grek, ish-futbollisti i Laçit “djeg” gjigantët e PAOK-ut
Ish-futbollisti i Laçit, Flosard Malçi, po kalon një periudhë të artë në karrierën e tij, teksa është pjesë e skuadrës së Lamias, në elitën e futbollit grek.
29-vjeçari ishte protagonist ditën e sotme, në duelin ndaj PAOK, teksa dha një asist mjaft të bukur në duelin që përfundoi me shifrat 1-1. Ishte minuta e 45+4, kur Malçi, uli bukur një top brenda zonës me gjoks për shokun e skuadrës Slivka, i cili nuk fali duke përshëndetur rrjetën.
ASISTI I MALÇIT: VIDEO
Ndërkohë miqtë gjetën baraspeshën në minutën e 90+10, një barazim i hidhur ky për PAOK-un që rrezikon pjesmarrjen në zonën Europiane. Për sa i përket Malçit, në 21 ndeshje me fanelllën e Lamias, ai ka shënuar 3 gola si dhe ka dhënë një asist.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"