Postuar: Nëntor 8, 2024 | 22:00
VIDEO/ Ngjarje qesharake te skuadra e Bledar Devollit, një lojtar hedh në tokë shokun për t’i vjedhur golin
Një ngjarje e pazakonte ka ndodhur sot në ndeshjen mes Lirisë së Prizrenit dhe Trepça ’89 në kategorinë e dytë kosovare të futbollit.
Skuadra e Lirisë, e cila drejtohet nga Bledar Devolli, po fitonte 1-0 sfidën kur portieri kundërshtar doli në sulm në sekondat e fundit, në një goditje këndi, në tentativën për të barazuar rezultatin.
Por skuadra e Lirisë nisi një kundërsulm me Kasume i cili po shkonte drejt portës. Megjithatë, ai u përplas nga shoku i tij i skuadrës, Kulula, i cili e hodhi në tokë dhe i mori topin duke vazhduar ai drejt portës për të shënuar golin e rezultatit përfundimtar 2-0.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"